11:04 / 03.05.2024
Haradinaj: Mbrojtja e gazetarëve e medias së lirë është e panegociueshme
A.B| RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave. "Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias", ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.























