07:43 / 04.05.2024
Moti sot në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira
Zona me presion të ulët atmosferik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe temperature të ulëta në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu lokale, reshje bore në veri. Pasdite do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 6/15°C
Zonat e ulëta 8/20°C
Zonat bregdetare 10/21°C























