23:18 / 04.05.2024
Hoxhaj: Kosova plotëson të gjitha kriteret për Këshill të Europës
A.B / RTKlive
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarsim në Këshillin e Europës.
Por sipas Hoxhajt, ka përpjekje për të kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asocioacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar të padrejtë.
Në një intervistë për News24 Albania, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Hoxhaj e sheh si vulë të shtetësisë së saj si vend europian.























