Veseli për tentim-vrasjen ndaj Jabllanoviqit: Nuk ka prapavijë politike
BKT
Lajme

Veseli për tentim-vrasjen ndaj Jabllanoviqit: Nuk ka prapavijë politike

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Njohësi i rrethanave të sigurisë Afrim Veseli tha se tentim-vrasja ndaj Marko Jabllanoviqit në veri, nuk duhet të politizohet sepse ky rast mund të jetë një "qerim hesapesh" ndaj grupeve kriminale dhe nuk ka për bazë motivet politike të përsonit.

"Ky rast për policinë e Kosovës dhe hetuesit tanë është rast që të trajtohet si të gjitha veprat tjera penale, por jo në kuptimin politik sepse nuk ka të bëjë me tensionet e fundit që i kemi pasë në veriun e vendit", tha Veseli në "Lajmet e Fundit" në RTK.

Tutje ai tha se mendon se ky rast nuk mund të jetë i orkestruar nga Serbia sepse vëllai i të apostrofuarit, Aleksander Jabllanoviq, si ish kryetar komune e ish deputet, ka luajtur lojë të dyfishtë.

"Dihet qëndrimi i tij publik ndaj institucioneve të republikës. Në njëren anë kanë marrë pjesë në institucione të Kosovës, kanë parrë paga të majme, e në anën tjetër kur kanë dalë para serb kanë para qytetarëve serbë kanë qenë kundër republikës dhe institucioneve të saj", deklaroi mes tjerash Afrim Veseli.

Duke folur për rastin e sulmit në Banjskë, Veseli tha grupi paraushtarak, paramilitar që ka sulmuar me 24 shtator në veri është komanduar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe shefi i intelegjencës në atë kohë, Aleksander Vulin.

"Akuza e Kosovës duhet të drejtohet drejt presidentit serb dhe institucioneve të saj" tha ai.
E lidhur me sigurinë në veri të vendit tha se situata vazhdon të jetë e brishtë dhe kështu do të vazhdojë deri në fund të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit.

"Deri te arritja e një marrëveshje të paqes me Serbinë. Serbia do të tentojë me  forma të ndryshme ta destabilizojë vendin tonë. E mira është që tani serbet lokalë, kanë filluar të kuptojnë se Lista Serbe si instrument i Serbisë nuk punon për interesat e qytetarëve serbë por për intersat e veta" deklaroi njohësi i rrethanave të sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme