Vendimi për patentë shoferët ilegal, Kurti: I lehtë bëhet ndërrimi i tyre
BKT
Foto ilustrim
Lajme

Vendimi për patentë shoferët ilegal, Kurti: I lehtë bëhet ndërrimi i tyre

SH.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 9 maji, qytetarëve serb do t’u mundësohet kalimi nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti në një adresim përmes një video-mesazhi ka thënë se që një kohë të gjatë kanë pranuar kërkesa për në vendim të tillë.

“Një kohë të gjatë pranojmë kërkesat tuaja për marrjen e një vendimi të këtillë. Ne duam t’ju lehtësojmë qytetarëve tanë problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen. Tani, është e nevojshme infrastruktura në vend andaj edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pozitivisht”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se është mundësuar një proces shumë i lehtë dhe efikas për kalim në patentë shoferë të vlefshëm.

“Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka deklaruar ai.

MPB me vendim për patentë shoferët jolegale në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kalimi në patentë shofer të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:

-letërnjoftimin,
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,
-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,
-dëshmi të pagesës së taksës, dhe
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj”, njofton Ministria.


MË SHUME NGA Lajme