Met Gala 2024, vendi ku shkëlqyen yjet botërore
BKT
Foto: Getty Images
Magazina

Met Gala 2024, vendi ku shkëlqyen yjet botërore

RTKlive

Met Gala 2024, e cilësuar si mbrëmja madhështore e modës, pati shkëlqimin e yjeve botërore të cilët ishin pjesë e mbrëmjes spektakulare të 6 majit.

Çdo vit, kjo natë organizohet të hënën e parë të majit, ku janë prezentë shumë yje botërore me paraqitjet e tyre të veçantë.

Pjesë e mbrëmjes ishin disa pamje që lanë përshtypje tek syri i publikut dhe u komentuan shumë.

Zendaya, me paraqitjen e saj, la përshtypje të mëdha, ku ishte e veshur me fustanin Givenchy nga koleksioni i vitit 1996.

Jennifer Lopez, kishte veshur një fustan Schiaparelli.

Kjo mbrëmje në veçanti u karakterizua nga lulet, ku këngëtarja botërore Nicky Minaj kishte një fustan Marni me lule metalike, gjithashtu, Gigi Hadid me një fustan ballore tredimensionale me lule.

Gjithashtu, pjesë e mbrëmjes ishte edhe ylli shqiptar Rita Ora dhe Dua Lipa.

Sa i përket meshkujve, Josh O’Connor, Morgan Spector dhe Stefon Diggs shkëlqenin me veshje bashkëkohore.

 

 


MË SHUME NGA Magazina