Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, bisedojnë për Kosovën
BKT
Lajme

Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, bisedojnë për Kosovën

M.Miftari/RTKlive

Ndihmës-sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur në takim të delaguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, si dhe Gabriel Escobar, zëvendësndihmës-sekretarin e Shtetit, i cili është edhe i dërguar i veçantë për Ballkanin.

Përmes platformës ‘X’, O’Brien bëri të ditur axhendën e bisedimeve që kanë zhvilluar.

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak sot. I koordinuam strategjitë për t’i çuar Kosovën dhe Serbinë tutje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ShBA-ja fuqishëm mbështet dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, tha O’Brien në një postim në X.

Ndërsa Lajçak përmes platformës ‘X’, tha se u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm BE-ShBA.

 “Kënaqësi të takoja ndihmës-sekretarin e Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, dhe zëvendësndihmës-sekretarin Gabriel Escobar, sot në Uashington për të diskutuar rrugën përpara në dialog dhe çështje tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. U rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm BE-ShBA”, tha Mirosllav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme