Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira

rtsh.al

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës, duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatar me reshje me intensitet mesatar.  Era do të fryjë me drejtim verilindje, me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0.5-1.5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore     10/16°C,

Zonat e ulëta       12/23°C,

Zonat bregdetare 16/24°C.


MË SHUME NGA Shqipëri