17:16 / 10.05.2024
Hovenier: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në kryetarin e Federatës Panshqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha. Ambasadori ka theksuar se diaspora e Kosovës në SHBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e VATRA-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Europë”, ka shkruar Hovenier, në platformën 'X'.























