21:33 / 12.05.2024
Leverkusen vazhdon të fitojë ani se ka dalë kampion
Uran Krasniqi / RTKLive
Edhe pse tashmë është shpallur kampion në Bundesligë, Bayer Leverkusen vazhdon të fitojë sikur të luftojë për ta fituar titullin.
"Viktima" e radhës në xhiron e tridhjetë e tretë ka qenë Bochum.
Ndeshja e zhvilluar në "Vonovia Ruhrstadion" është mbyllur me rezultat 0-4.
Schick (41'), Boniface (45 + 2'), Adli (76') dhe Stanisic (86') Grimaldo (90 + 3') kanë shënuar për fitoren e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.
Pas kësaj fitore, Leverkusen arrin në kuotën e tetëdhjetë e shtatë pikëve. Në vendin e dytë gjendet Bayern Munich me shtatëdhjetë e dy pikë, pesëmbëdhjetë pikë më pak se sa Leverkusen.























