Marrëveshja me Italinë për pensionet diskutohet në Komisionet Parlamentare
BKT
Shqipëri

Marrëveshja me Italinë për pensionet diskutohet në Komisionet Parlamentare

rtsh.al

Komisionet parlamentare do të marrin këtë të hënë në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”.

Pas shqyrtimit, diskutimit e miratimit nga komisionet parlamentare, projektligji do të dërgohet në Kuvend.

Kujtojmë se më 6 shkurt, Shqipëria dhe Italia firmosën marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve mes dy vendeve për shtetasit shqiptarë dhe italianë.

Ky projektligj do të shënojë një pikë të rëndësishme kthese për shpresat e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali që të mund të përfitojnë nga njohja e sigurimeve të ndërsjella.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.


MË SHUME NGA Shqipëri