Balla me homologun italian: 14 ekipe të përbashkëta hetimore në veprim
BKT
Shqipëri

Balla me homologun italian: 14 ekipe të përbashkëta hetimore në veprim

ATSH

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua sot me homologun italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit për humbjen e jetës së efektivit të shqiponjave në Fier.

Balla u shpreh në rrjetet sociale se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas.

“Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj”, informoi ministri Balla.

“Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol-it dhe Europol-it. Gjatë sezonit turistik do të mbështetemi me forca policore dhe mjete motorike lundruese   të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve”, përfundoi Balla.


MË SHUME NGA Shqipëri