08:02 / 15.05.2024
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes
N.M. /RTKlive
Dita Ndërkombëtare e Familjes festohet më 15 maj dhe është shpallur si dita e familjes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkura në 1993 me rezolutën A/RES/47/237.
Ajo pasqyron rëndësinë që u jep familjeve bashkësia ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet dhe njohuritë të proceseve shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Me mesazhin për këtë ditë “Familje e fuqishme! Fëmijë të lumtur!, 'SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë' fton në shënimin e kësaj dite, si ditë e veçantë me aktivitete të shumta, përfshirë këtu punëtori me prindër si dhe aktivitete të ndryshme me fëmijë.























