08:57 / 15.05.2024
Moti në Shqipëri, me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
rtsh.al
Rrymat ajrore të paqëndrueshme do të ushtrojnë aktivitetin në gadishullin e Ballkanit duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim të verilindjes, me shpejtësi 8 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.5-1.0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 10/23°C,
Zonat e ulëta 12/26°C,
Zonat bregdetare 14/26°C.























