Rezoluta e PS-së në Shqipëri, mblidhet sot Konferenca e kryetarëve të GP-ve
BKT
Shqipëri

Rezoluta e PS-së në Shqipëri, mblidhet sot Konferenca e kryetarëve të GP-ve

RTSH

Mesditën e sotme nën drejtimin e kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Konferenca do të shqyrtoje projektprogramin e punës së parlamentit deri në fund të muajit qershor dhe planifikimin  e programit të punës deri në 7 qershor. Por ajo çfarë e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e sotme është Projektrezoluta e propozuar nga socialistët dy javë më parë “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. 

Kjo projektrezolutë u propozua nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një dokument që PS thotë se është i hapur edhe për opozitën të japë kontributin e saj.


MË SHUME NGA Shqipëri