Përfundon pa marrëveshje takimi mbi dinarin
BKT
Foto arkiv
Lajme

Përfundon pa marrëveshje takimi mbi dinarin

Gjeraqina Tuhina| RTK| Bruksel

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mbi dinarin. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ishte takim i dështuar sepse pala serbe ka ardhur me propozime të reja që janë zmbrapsje, madje dhe nga pozicionet e tyre gjatë takimeve të mëhershme.

Kryenegociatori ka thënë se, jo vetëm sot, por nuk ia ka vlejtur të zhvillohen takimet e fundit sepse qe nga takimi i tretë, sipas tij, nuk ka lëvizje pozitive nga pala serbe.

“Nuk ka logjikë të takohemi më për këtë temë sepse Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje. Ky ishte konstatimi i vet z. Lajçak i cili tha se nëse palët kanë gatishmëri të jenë konstruktive dhe dorëzojnë propozime konstruktive atëherë do jetë i gatshëm të organizoj një takim tjetër”, deklaroi Bislimi në fund të  takimit.

Bisedat në selinë e BE-së kanë zgjatur për gati nëntë orë. Ishte ky takimi i shtatë ky u diskutua çështja e dinarit.

Kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi tha se pala serbe ka dëshmuar se po tërhiqet edhe nga pozicionet e saja dhe ka përmendur se Beogradi zyrtar ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me propozimet e veta të dërguara vetëm një ditë më parë në Bruksel.

“Ka pasur vetëm tërheqje. Madje ka pasur tërheqje edhe nga vet propozimet e komentet që i kanë dërguar dje në Bruksel. P.sh dje ata ishin dakord për krijimin e një ndërmarrje të re në Kosovë e cila në periudhë të përkohshme do mund të transferonte para në zarfa për ata persona që nuk mund të hapin llogari bankare. Sot erdhën me insistimin që kjo kompani të jetë shtetërore serbe që do formohej në Kosovë si entitet privat”, shpjegoi Bislimi.

Petar Petkoviq nga ana tjetër përgjegjësinë për bisedimet e dështuara ia barti palës kosovare.

Ndonëse ishte takim ku duhej të trajtohej propozimi kalimtar evropiane, Petkoviq pranoi se pala serbe ka sjellur propozime të reja. Sipas tij, gjithsej gjashtë propozime.

Petkoviq tha se “nuk ia mbyll derën bisedimeve” dhe se pala serbe është e gatshme të vijë të vazhdojë diskutimet kurdoqoftë.

 


MË SHUME NGA Lajme