Kurti në Kotor, takohet me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së
BKT
Në Fokus

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,po qëndron për vizitë në Mal të Zi. Ai ka publikuar fotografi nga darka e shtruar nga kryeministri malazez, Milojko Spajic, në Kotor, ku edhe po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Në fotografitë e publikuara në platformën  “X”, Kurti shihet duke shtrënguar duart me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien dhe kryeministrin e Malit të Zi.

Ai ka thënë se në këtë samit do të diskutojnë për përparimin në agjendën e platformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale.

“Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në “X”.

Shkuarjen e Kurtit në  Mal të Zi  më herët e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ku thuhet se sonte kryeministri do të marrë pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga kryeministri malazez, Milojko Spajic.


MË SHUME NGA Në Fokus