09:26 / 16.05.2024
Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe stuhi në mesditë
rtsh.al
Rrymat ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe pasdite. Era do të fryjë me drejtim të verilindjes me shpejtësi 8-15 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0.5-1.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 10/23°C,
Zonat e ulëta 10/28°C,
Zonat bregdetare 14/27°C.























