09:42 / 18.05.2024
Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur më parë
G.K/RTKlive
Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës që ishte djegur muaj më parë.
Në raportin 24 orësh policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Parku i Biznesit, Gllogoc 09.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se, persona të pa njohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës, e cila muaj më parë ishte djegur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.























