Reshjet e shumta të shiut, përmbysen shumë rrugë në kryeqytet
BKT
Video: Blerta Foniqi Kabashi/RTK
Lajme

Reshjet e shumta të shiut, përmbysen shumë rrugë në kryeqytet

Blerta Foniqi Kabashi/RTK

Reshjet e dendura të shiut të së dielës mbrëma dhe mëngjesin e sotëm, në Prishtinë, shkaktuan sërish vërshime në shumë lagje të kryeqytetit.

Shumë rrugë në Prishtinë janë vërshuar si pasojë e këtyre reshjeve për një kohë ato ishin të pakalueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë kësaj javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë dhe ka paralajmëruar për vërshime të mundshme.

Besimi Aliu nga IHMK tha, për RTK, se gjatë kësaj jave reshje më të mëdha shiu pritën në Rrafshin e Dukagjinit por edhe atë të Kosovës dhe se mëngjesin e sotëm reshjet e shiut ishin rreth 5 litra për metër katror, çka shkaktuan edhe vërshime të rrugëve edhe në kryeqytet.


MË SHUME NGA Lajme