09:18 / 20.05.2024
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira
rtsh.al
Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në fillimin e javës.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe në shtim reshje shiu lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim të jugperëndimit, me shpejtësi 7 /m. në sek.,në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.5-1.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 12/24°C,
Zonat e ulëta 16/30°C,
Zonat bregdetare 18/28°C.























