Osmani priti ministren katariane, e falënderon për përkrahjen e vazhdueshme
BKT
Lajme

Osmani priti ministren katariane, e falënderon për përkrahjen e vazhdueshme

Edina Avdiu /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Sipas njoftimit të zyrës së presidencës, e para e shtetit gjatë takimit ka potencuar se Katari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, presidentja Osmani  ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.

“Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të familjes, duke përfshirë programet e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve dhe grave”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme