RTK mbajti debat publik me gazetarët e shoqërinë civile të komunitetit serb
BKT
Lajme

RTK mbajti debat publik me gazetarët e shoqërinë civile të komunitetit serb

Gëzim Bimbashi / RTK

Debati i radhës me publikun nga Radiotelevizioni i Kosovës është zhvilluar para gazetarëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile të komuniteti serb në qendrën mediale ne Çagllavicë.

Në këtë debat u fol për përmbajtje të re programore në gjuhën serbe, pavarësinë editoriale të RTK2 dhe u diskutua në përgjithësi rreth raportit të punës së RTK-së për vitin 2023.

Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve në RTK është shumë i mirë. Ai përmendi projektin për ndërtimin e studiove të reja në RTK-2 dhe hapjen e konkursit për gazetarët e rinj.

Si sfidë kryesore për RTK-në, sipas Ahmetxhkajt mbetet buxheti i ulët i RTK-së , ligji i ri dhe mungesa e pronës së RTK-së.

Drejtori i Përgjithshëm tha se me hapjen e zyrës rajonale në Pejë do të ketë edhe punësim për të gjitha komunitet, ndërsa zyra rajonale në Gjilan, e cila hapet se shpejti do të funksionojë me kuadrin aktual.

Ahmetxhekaj përmendi investimin në rrjetin e transmetuesve në radio, ndërsa fokus kryesor sipas tij do të mbetet fuqizimi i medieve online të RTK-së.

Debati me publikun do të vazhdojë nesër në Gjakovë në teatrin “Hadi Shehu”, ku do të bashkëbisedohet me artistë e sportistë të kësaj komune.

 


MË SHUME NGA Lajme