Rama: Më 26 maj takimi me shqiptarët e Italisë në Milano
BKT
Shqipëri

Rama: Më 26 maj takimi me shqiptarët e Italisë në Milano

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajë takim me shqiptarët, të cilët jetojnë në Itali.

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social ‘Facebook’, bëri të ditur se takimi me bashkatdhetarët me banim në Itali do të zhvillohet më 26 maj, në ora 11:00, në Milano.

“26 maj, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë  në Milano”, ka shkruar kryeministri Rama.

Ndryshe, kryeministri Rama takime të tilla ka organizuar kohë më parë edhe në Greqi, ku pati takime me shqiptarët, të cilët jetojnë atje.

Takime të ngjashme kryeministri Rama pritet të organizojë edhe në Gjermani dhe Angli.


MË SHUME NGA Shqipëri