Maqedonci: Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën
BKT
Lajme

Maqedonci: Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë marrë pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Në takimin e udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus”, ka bërë të ditur Maqedonci në profilin e tij Facebook.

Ai ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve.


MË SHUME NGA Lajme