Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botëror
BKT
Sport

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botëror

RTKLive

(E plotësuar 16:35) Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror të xhuros, i cili po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudistja jonë mundi kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard, në ‘luftën’ për medalje të bronztë, medalje kjo e para në karrierën e saj në një event të tillë.

Kujtojmë se Laura i fitoi tri meçe dhe e humbi një duel në çerekfinale.

Laura Fazliu në ‘luftë’ për medalje të bronztë në Botërorin e Xhudos

Xhudistja Laura Fazliu është në rrugë të mirë që t’ia sigurojë Kosovën medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi.

Fazliu arriti tri fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, ndërsa një humbje e pësoi në çerekfinale, kategoria -63 kg.

Laura tani është në garë për medaljen e bronztë në këtë event të madh të xhudos.