Aksident në një minierë në Martanesh, humb jetën një minator
BKT
Shqipëri

Aksident në një minierë në Martanesh, humb jetën një minator

rtsh.al

Një aksident i rëndë në puna ka ndodhur në një minierë në Martanesh të Bulqizës, ku për pasojë një minator ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 12.50 të kësaj të marte (21 maj), ku si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor janë plagosur dy minatorë, me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën minatori A.P., ndërsa minatori tjetër H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar personat përgjegjës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


MË SHUME NGA Shqipëri