Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, takohet me sekretarin Cameron
BKT
Lajme

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, takohet me sekretarin Cameron

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin për media nga zyra për informim, thuhet se atje kryeministri do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës kryesor.

Tutje bëhet e ditur, se aty do të zhvillojë një takim bilateral me sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

“Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me drejtuesen ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës. Bashkëbisedimi do të transmetohet drejtpërdrejt në ëebfaqen zyrtare të ODI dhe përmes Zoom-it në vjegëzën më poshtë nesër, 23 maj, nga ora 17:30 sipas orës lokale”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme