Krasniqi kërkon nga ambasadorja greke heqjen e masave penalizuese nga BE
BKT
Lajme

Krasniqi kërkon nga ambasadorja greke heqjen e masave penalizuese nga BE

M.Sh/RTKLive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona. Mysafires i shpreha qëndrimin se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat penalizuese”, ka deklaruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, siç shkruan në facebook, e ka falënderuar ambasadoren Vakali për vizitën dhe diskutimin konstruktiv.


MË SHUME NGA Lajme