06:43 / 23.05.2024
Moti në Shqipëri i kthjelltë, pritet të ketë reshje shiu
RTSH
Në Shqipëri moti sot do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu me stuhi lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperendim me shpejtësi 8/msek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 12/23°C
- Zonat e ulëta 16/26°C
- Zonat bregdetare 18/26°C























