Osmani e Hovenier bisedojnë për çështjen e sigurisë
BKT
Lajme

Osmani e Hovenier bisedojnë për çështjen e sigurisë

V.Thaçi /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Presidenca njofton se ata kanë diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët.


MË SHUME NGA Lajme