15:39 / 23.05.2024
Abdixhiku në drekë pune me Hovenier
V.Thaçi / RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka pasur një drekë pune me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier
“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.























