15:40 / 23.05.2024
Hovenier sonte në intervistë në RTK-në
M.P. / RTKlive
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka dhënë intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, e cila do të transmetohet sonte.
Ambasadori Hovenier në intervistën e realizuar nga Blerta Foniqi flet për angazhimet e Kosovës në dialog, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe shumë çështje tjera.
Intervista do të transmetohet pas Lajmeve Qendrore në RTK 1.























