16:16 / 23.05.2024
19 vjet burgim për dy të miturit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut
Qendresa Duraku | RTK
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimet për dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun, në fillim të janarit të këtij viti në Podujevë.
Gjykata ka shqiptuar dënimin prej 19 vjetësh, konkretisht 10 vjet burgim për njërin e 9 vjet burgim për tjetrin. Xhaxhai i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu dhe avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim dhe kanë deklaruar se do ta apelojnë atë.























