19:39 / 24.05.2024
Komandanti i KFOR-it e njofton presidenten Osmani për situatën e sigurisë
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.
“Presidentja Osmani e falënderoi komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës komandantin e KFOR-it e priti edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.























