09:28 / 25.05.2024
Moti sot në Shqipëri, me reshje shiu dhe stuhi lokale
RTKlive
Në Shqipëri sot do të mbajë mot me reshje shiu dhe stuhi lokale në pellgun e Mesdheut.
Vorbulla ciklonike në ishujt britanik vijon të jetë aktive duke mbajtur mot me reshje shiu dhe stuhi lokale në pellgun e Mesdheut.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 8/22°C
- Zonat e ulëta 12/27°C
- Zonat bregdetare 14/28°C























