Reshje të dendura shiu në Tiranë
BKT
Shqipëri

Reshje të dendura shiu në Tiranë

RTSH

Të shtunën pasdite Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. 

Stuhia e shiut zgjati jo pak duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi në rrjetet sociale  u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të ulin lëvizjet e panevojshme.

“Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë” bëhet e ditur  në njoftimin e bashkisë.

Bashkia Tiranë fton qytetarët që për çdo problematikë të raportojnë në aplikacionin “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.


MË SHUME NGA Shqipëri