Vazhdon mbledhja e AP-së të NATO-s, temë mbështetja për Ukrainën
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

Vazhdon mbledhja e AP-së të NATO-s, temë mbështetja për Ukrainën

Arlinda Sejda /RTK

(E plotësuar) Në asamblenë parlamentare të NATO-s, në ditën e dytë të punimeve të komisioneve, po diskutohet për tema politike, demokraci dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Raportuesi i Ukrainës, në sallën ku po mbahen punimet e komisionit, para fjalimit ka kërkuar të ndiqet një video që paraqet realitetin në Ukrainë, derisa tha se, kjo është ajo se çfarë po ndodhë në Ukrainë, duke iu referuar agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

Delegacioni i Kosovës, po merr pjesë në Komisionin për Politikë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit, në fokus të diskutimeve janë edhe prioritetet e samitit të sivjetmë të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington.

Nesër, Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit, nga vend vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Vendi ynë përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Sofje vazhdon mbledhja e AP-së të NATO-s, Kosova nesër në agjendë

N.Mekolli /RTKlive

Në Sofje të Bullgarisë edhe sot, për të dytën ditë më radhë, vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë është edhe Kosova. Të hënën në rend të ditës pritet të jetë edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Zyrtarisht Asambleja e Përgjithshme të NATO-s ka nisur punimet të shtunën me tri komisione.

Në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Milan Radoiçiq.

Në raportin e gjerë të paraqitur nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor është përfshirë edhe raportimi i organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, në të cilën theksohet se KFOR-i e negociojë tërheqjen e grupit paramilitarë serbë.

Ligjvënësit e asamblesë parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.

Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet për tre ditë radhazi, 25,26,27, në Sofje të Bullgarisë, në agjendë do të jetë edhe Kosova, ku në rend të ditës është edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar, raporton RTKlive.

Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Vendi ynë përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme