Peleshi:Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitjen “EFES 24” në Turqi
BKT
Shqipëri

Peleshi:Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitjen “EFES 24” në Turqi

ATSH

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24”, që po zhvillohet në Turqi.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh sot se ata po stërviten me kolegët e tyre nga 36 vende të botës.

Peleshi thekson se efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë.

“Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po stërviten në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24″, që po zhvillohet në Turqi. Efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.


MË SHUME NGA Shqipëri