Lansohet në e-Kosova paraqitja online e provimit të maturës
BKT
Në Fokus

Lansohet në e-Kosova paraqitja online e provimit të maturës

K. Kasumi / RTKlive

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.

Në njoftimin e MAShTI-t  thuhet se paraqitja online e provimit ka për qëllim ta lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces.

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online.

Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejtë dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

MAShTI më tutje ka bërë me dije shpjegimet dhe procedurat e procesit të aplikimit për maturantë në platformën e-Kosova.

“Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime → Arsimi → Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe t’i ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë”, thuhet në njoftim.

Për hollësi të tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në platformën eKosova:


MË SHUME NGA Në Fokus