Basha: Shqipëria, peng i interesave të politikanëve të korruptuar
BKT
Shqipëri

Basha: Shqipëria, peng i interesave të politikanëve të korruptuar

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka deklaruar se duke qenë që Shqipëria është mbetur peng i interesave të politikanëve të korruptuar, Partia Demokratike e Shqipërisë, me programin e saj,  do të bëjë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë.

Basha, përmes një shkrimi në ’Facebook’, është shprehur se tani është koha për t'i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t'u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Tutje, Basha ironizoi kryeministrin Rama duke thënë se Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta dhe p[ër më tepër, u jep leksione vendeve të BE-së, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil, pasi s'kanë mundësi ekonomike të jetojnë në vendin e tyre.

E gjithë kjo, sipas Bashës, është propagandë, që duhet dhënë fund tani.

“Është koha për t'i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t'u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Shqipërisë ia ka mundësuar Zoti të gjitha për t'u bërë vend i begatë dhe i zhvilluar, ata që e kanë penguar janë politikanët e korruptuar që e kanë mbajtur peng për interesat e tyre. Ndaj është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë!”, ka shkruar Basha.


MË SHUME NGA Shqipëri