Rama: Tuneli i Llogarasë drejt finalizimit, hapet në verë
BKT
Shqipëri

Rama: Tuneli i Llogarasë drejt finalizimit, hapet në verë

RTKlive

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet për tunelin e Llogarasë, i cili do të hapet përkohësisht gjatë muajve të verës për kalimtarët dhe pushuesit e bregdetit jugor.

Kreu i qeverisë shkruan se tuneli i cili është drejt fazës së finalizimit, do bëjë të mundur shkuarjen në jug, siç thotë ai “sa hap e mbyll sytë”.

“...tuneli i Llogarasë drejt finalizimit, që këtë verë ju çon në jug sa hap e mbyll sytë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë punimet në kantierin e tunelit të LLogarasë u inspektuar edhe nga Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku. Kjo e fundit  bëri me dije se tuneli do të mbyllet sërish në muajin tetor, për të bërë të mundur përfundimin e të gjitha detajeve dhe parametrave të tunelit të emergjencës, njofton RTSH.

Punimet për tunelin e Llogorasë, me një gjatësi prej afro 6 kilometra, kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021.

Ky investim kushton rreth 140 milionë euro dhe pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta, në vetëm 7 minuta. Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik për vendin.


MË SHUME NGA Shqipëri