Rrahmani e Krasniqi ftohen për ndeshjen kundër Norvegjisë
BKT
Sport

Rrahmani e Krasniqi ftohen për ndeshjen kundër Norvegjisë

SH.Ç/RTKlive

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjen miqësore me Norvegjinë. Ftesën e ka konfirmuar klubi i dy sulmuesve, Rapid Bukureshti, përmes një postimi në Facebook.

I konfirmuar është edhe Valon Berisha i LASK-ut. Kosova më 5 qershor luan miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo. Lista me gjithë lojtarët e ftuar pritet të publikohet së shpejti.