Olympiacosi fiton Ligën e Konferencës, mposht Fiorentinën
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 23:41) Skuadra greke Olympiacos është fituese e Ligës së Konferencës pasi mundi Fiorentinën, me rezultat 1-0 të mërkurën në “OPAP Arena” të Athinës.
Dueli mes skuadrës greke dhe italiane, ka dhënë një sfidë të jetë interesante anipse koha e rregullt u mbyll pa gola.
Sfidë dramatike është zhvilluar edhe në lojën shtesë. Grekët e Olympiacosi bën presion më të madhe drejt portës së skuadrës nga Firenca.
Ishte El Kaabi (116’), i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën greke, e cila në fund festojë trofeun e Ligës së Konferencës.
Olympiacos-Fiorentina, shkon në vazhdime
Finalja e Ligës së Konferencës mes Olympiacosit dhe Fiorentinës ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt është mbyllur pa gola.
Olympiacos dhe Fiorentina po përballen në finalen e madhe të kësaj garë në “OPAP Arena” të Athinës.
Dueli mes skuadrës greke dhe italiane, ka dhënë një sfidë interesante anipse koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol.
Kjo finale e cila po zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, tashmë ka shkuar në vazhdime.
Në rast se edhe vazhdimet nuk prodhojnë ndonjë gol, atëherë fitues i kësaj ligë do përcaktohet nga pika e bardhë.























