Gonzato: Administrata Publike kyçe në anëtarësimin e Shqipërisë në BE
BKT
Shqipëri

Gonzato: Administrata Publike kyçe në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

rtsh.al

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot  se administrata publike është kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane dhe nuk mund të ketë një process të  suksesshëm nëse  shërbimin civil nuk ka besimin e qytetarëve të vetë.

Gjatë aktivitetit për prezantimin e Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së “Shqipërisë 2030” për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve, Gonzato tha se 70% e legjislacionit të BE do të duhet të zbatohet në nivelin lokal dhe nuk është rastësi se reforma në Administratën Publike është në të njëjtin nivel me elementet e tjera thelbësore të procesit të anëtarësimit.

“Nuk mund të keni një proces të  suksesshëm të integrimit drejtë BE-së pa pasur një shërbim të plotë civil që ka besimin e qytetarëve të vetë. Nuk është rastësi se reforma në Administratën Publike është në të njëjtin nivel me elementet e tjera thelbësore të procesit të anëtarësimit” tha ambasadori.

 Mendoj që roli i administratës, theksoi ambasadori Silvio Gonzato,  është kyç në procesin e anëtarësimit.

“Ju jeni asetet e Shqipërisë.  Administrate Publike është kyçe , është makineria që vendi mund të bëj realitet përparësitë e veta dhe nëpunësit civil janë shtylla e kësaj administrate. Jam I kënaqur të shoh që qeveria shqiptare e kupton plotësisht dhe e njeh rëndësinë e nëpunësve civil në këtë pikë kthese. Shqipëria ka nevojë për një shërbim civil kompetent , të aftë dhe të trajnuar për të respektuar agjendën e reformave të BE-së”.

Duke bërë thirrjet për rritjen e performacës së Shërbimit Civil, ambasadori theksoi se, “duhet të ketë një administratë publike pa korrupsion, transparente dhe llogaridhënëse që të zbatoj për të ofruar shërbimet më të mira për qytetarët dhe bizneset. Që Shqipëri të luaj rolin e saj si anëtare me drejta plota në BE”.

“Sisteme që janë transparente dhe të parashikueshme dhe që janë të bazuara në vlerësimin sa më objektiv të mundësive dhe kompetencave të njerëzve.  Kjo është kyçe nëse duhet të rrisim besimin e njerëzve në Administratën Publike. Nuk mund të keni një proces të  suksesshëm të integrimit drejtë BE-së pa pasur një shërbim të plotë civil që ka besimin e qytetarëve të vetë”.

Gjithashtu theksoi ambasadori, përparimi, reforma në Administratën Publike do të jetë një nga faktorët që do të përcaktoj ritmin e përgjithshëm të negociatave për anëtarësim në BE.


MË SHUME NGA Shqipëri