Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu

rtsh.al

 Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mesdhe, duke mbajtur reshje shiu në fundin e pranverës.

Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndimit, me shpejtësi 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore      10/25°C,

Zonat e ulëta       14/27°C,

Zonat bregdetare 16/27°C.


MË SHUME NGA Shqipëri