Gjendja shëndetësore e Mëngjesit e stabilizuar, vijon në intubim
rtsh
Gjendja shëndetësore e avokatit të dhunuar Sokol Mëngjesi, është e stabilizuar. Kjo, referuar parametrave që tregojnë monitorët.
Avokati Mëngjesi vijon të ndiqet në gjendje të intubuar, dhe sipas mjekëve, për sa kohë ndodhet në intubim, nuk ka dalë nga rreziku për jetën.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht mëngjesin e 29 majit dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e shumë dëshmitarëve që ndodheshin në rrugë.
Për ngjarjen policia ka identifikuar 4 autorë: Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, ku ky i fundit largoi me automjet autorët nga vendi i ngjarjes.
Për rastin është vetëdorëzuar Dorian Alia, ndërsa 3 të tjerët janë ende në kërkim dhe policia ka vënë një dëmshpërblim prej 20 mijë euro për këdo që ka informacione se ku fshihen autorët.
Policia dyshon se 3 autorët që janë ende në arrati mund të kenë lëvizur në drejtim të Pukës, Shkodrës dhe Kukësit, nga ku më pas të largohen jashtë vendit.
Avokati, sipas policisë, është goditur për shkak të detyrës, ndërsa organizator dhe porositës i dhunimit është Dritan Nano.























