12:25 / 01.06.2024
Kreu i PD-së, Basha, prezanton sot programin elektoral, në fokus ekonomia
rtsh.al
Partia Demokratike e Shqipërisë shpalos më 1 qershor, në orën 11:00, programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025. Takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik.
Ekonomia do të jetë kryefjala e programit. Tërheq vëmendje shtimi i vendeve të reja të punës, rritja e pagave, vendosja e taksës së sheshtë, qeverisja e vogël, si dhe nxitja e konkurrencës.
Ky program, vjen në një kohë, kur Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës.
Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD-së më 11 qershor. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, mesa duket ka bërë që Lulzim Basha të nxjerrë kandidatët pas verës.























