16:03 / 01.06.2024
Zgjedhjet në Luginë, Hasani:Me pjesëmarrje shprehet vullneti politik
M.Miftari/RTKlive
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
Hasani, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, është shprehur se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.
“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët evropian. Suksese!”, ka shkruar ministri Hasani.























