Këshilltari i presidentes Osmani paralajmeron padi ndaj Jetlir Zyberajt
BKT
Lajme

Këshilltari i presidentes Osmani paralajmeron padi ndaj Jetlir Zyberajt

Sh.Çoçaj/RTKlive

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina i ka reaguar këshilltarit të Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberajt i cili ka shkruar se qeveria e saj dhe e Kurtit ka negociuar që terroristët e Banjskës të largohen pa një “therrë në këmbë”.

Këshilltari Kupina ka thënë presidentja Osmani nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb.

“Jetlir Zyberaj Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë kryer akt agresioni ngaj Republikës sonë dhe e kanë vra heroin Afrim Bunjaku. Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Kupina ka paralajmëruar se Osmani do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Zyberajt për atë që ka shkruar në Facebook.

‘Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”, ka thënë ai.

Kupinës i ka reaguar Zyberja, duke thënë se në Kosovë, si në të gjitha regjimet populiste, hedhja poshtë e kritikave si propagandë është bërë një taktikë kryesore e regjimit.

“Ky model është i dukshëm në disa zhvillime të fundit. Së pari, çdo përmendje e përjashtimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga marrëveshja e njohjes reciproke fillimisht ishte etiketuar si propagandë serbe. U deshën disa muaj që Presidentja ta pranonte këtë fakt, pasi ndoshta po e kupton që Kurti nuk ia jep mandatin e dytë, jo shkaku sikletit për Kosovën që ka. Së dyti, pohimi se Kosova është nën sanksione u hodh poshtë si propagandë serbe. Pavarësisht këtij mohimi, sanksionet vazhdojnë, madje edhe ata që janë në pushtet tani po kërkojnë heqjen e tyre. Ky ndryshim nënvizon realitetin se shkarkimi fillestar ishte më shumë për kontrollin e narrativës sesa adresimin e çështjes. Së fundi, kategorizimi i përgjithshëm i të gjithë zërave kundërshtues si propagandë serbe shërben për të mbytur çdo kritikë që nuk përputhet me agjendën e Presidentes.  Gjumi s’po i zënë çka me quajt propagandë serbe!”, ka shkruar ai. 

 

Gjatë ditës Zyberaj ka reaguar pas një takimi të presidentes Vjosa Osmani me djalin e heroit Afrim Bunjaku, që u vra në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

“Djalin e heroit Afrim Bunjaku shumë mirë që e ke taku. A i tregove që terroristët që ia vranë babën, kanë negociu dhe janë leju prej qeverisë tënde e të Albinit me u largu pa një therë në këmbë?”, ka shkruar Zyberaj në Facebook. 

 

 


MË SHUME NGA Lajme